Mediat serbe: Takimi në SHBA, shërbimet sekrete paralajmëruan Vuçiçin për Kosovën
Këshilltarja për media e Aleksandër Vuçiçit, Suzana Vasiljevic këtë të mërkurë ka deklaruar se delegacioni i Serbisë e dinte që nuk do të flitej për njohjen e Kosovës në Washington.
Në një prononcim për mediat ajo ka theksuar se shërbimet sekrete të Serbisë e kanë marrë një informacion se një ndër pikat e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë mund të ishte njohja reciproke e Kosovës dhe pas kësaj presidenti Vuçiç ka komunikuar me disa lider të BE-së që janë kanë mohuar një gjë të tillë.
“Shërbimet tona të sigurisë kanë pasur paralajmërimin se një gjë e tillë do të jetë në dokument”, është shprehur ai.
Sipas saj, nga Bashkimi Evropian, i kanë thënë Vuçiçit se një pikë e tillë nuk mund të ekzistojë në atë dokument dhe se aty do të flitet për çështje ekonomike.
“E keni parë se edhe vetë i dërguari i posaçëm për dialog i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka deklaruar se mund të përgatitet një befasi për delegacionin e Serbisë. Në fund e patë se çka ndodhi, ishte ajo pikë në dokument”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera ajo thekson se i dërguari special Richard Grenell në qëndrimet e tij kishte lënë të kuptoj se në dokument ndodhej një pikë e tillë, kjo bëri që delegacioni serb të ishte nën presion por një gjë e tillë nuk është pranuar nga presidenti Vuçiç. Ajo ka thënë ndër të tjera se pas një pushimi prej dy orësh kur janë rikthyer në tryezë pika për njohjen reciproke nuk ishte më.
“Në një moment Vuçiç e ka parë një pikë të tillë dhe nuk ka folur asnjë fjalë. Presioni ndaj delegacionit serb ka qenë i madh sepse e ardhmja e vendit varej në dy shprehje: “po” ose “Jo”, ka thënë ajo.