Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Menduh Thaçi: Akuza për liderët e Kosovës, goditje ndaj politikës shqiptare

Kosova E premte, 26 Qershor 2020 13:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i PDSH në republikën e Maqedonisë së Veriut, në një intervistë për Abc News ka komentuar ngjarjet më të fundit politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Thaçi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se ngjarjet më të fundit politike janë goditje ndaj politikës shqiptare në përgjithësi, tashmë jemi në një situate, pasi efektet negative të kësaj goditje do i shikojmë shumë shpejt.

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Para 11 orësh
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Para 13 orësh
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

Kreu i PDSH ka deklaruar se kjo përplasje politike ka të bëjë me marrëdhënies e SHBA-së me BE, apo është një përplasje mes vetë SHBA-së, por ajo që është e qartë është dhe sjellja e liderëve shqiptare të cilët vitet e fundit kanë akuzuar njëri tjetrin, duke harruar se po forcojnë armikun.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Statuskoja e Kosovës e solli sërish situatën në një gjendje të tillë që projekti i Kosovës të sillet në këtë raport siç ka qenë. Nuk kam dyshim se presidenti Thaçi dhe Veseli do e fitojnë këtë aktakuzë, por në raportin politik Serbia që ka bërë një sërë krimesh në Kosovë, tashmë do të ketë një baras vlerësim. Nuk e di nëse kjo është përplasje mes SHBA-së dhe BE apo e politikës brenda SHBA por patjetër duhet të shikojmë dhe një marrëdhënie e raport të politikës shqiptare. Kjo është një fatkeqësi që shumë shpejt ne duhet të futemi në një raport ndryshe. Kjo është goditje e politikës shqiptare, Kosova është shum larg dialogut. Dhe të gjithë ato që do i futen dialogut rezultati është 3:0 dhe në këtë proces duhet të marrim pjesë të gjithë për të çuar rezultatin 1:3.  Unë pres që të dalin dhe ti kërkojnë falje publike kombit pasi Hashimit skano çfarë i kërkojnë, sepse nuk i fal.

Të gjithë personat që kanë bërë debat në studiot televizive dhe kanë nxjerrë akuza ndaj Thaçit, më vjen ti pyes sot se si ndihen këto sjellje duhet të jenë mësim për të ardhmen, nuk duhet të sillemi sikur do hasmi, demokracia është pozitë opozitë, por në momentin që një anëtar i shtëpisë sonë përdor argumente që i përdor armiku atëherë lindin këto pasoja. Nëse Serbia nuk ka dhënë llogari për gjenocid, ajo tashmë ajo është në avantazh 3:0, lidershipi është në gjendje të rëndë dhe duhet të theksojë se nuk janë akoma gati”, ka thënë Thaçi për Abc News.

Ndër të tjera Thaçi ka theksuar se tashmë Kosova po merr një goditje të pamerituar, ndërsa Serbia po bën hapa para.

Sipas tij të gjithë lidershipët shqiptarë nuk duhet që të lejojnë një ngjarje të tillë të shëmtuar politike, ku një president akuzohet padrejtësisht për çështje politike.

“Problemi është se nuk do të ketë njohje të Kosovës por ajo do të futet në një llogaridhënie të panevojshme për krimet e luftës që janë të panevojshme. Në një situatë kur ushtria që solli lirinë, NATO u legjitimua nga e gjithë bota ju nuk mund të vini nën akuza aleatin më të fuqishëm të NATOS, UÇK-në. Shumë ushtarakë të Serbisë që janë të implikuar në krimet e Kosovës, tashmë janë profesorë të njohur, mendoni se nuk i dinë ataku këto. Patjetër që i dinë por kjo është një goditje politike ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

 Lidershipi shqiptar duke shkuar në marketing bajat politik për të marrë suksesin se kush e liroi Kosovën, përfshi këto lidershipin shqiptar dhe atë maqedonas, dhe harroi që të punojë, të kundërtën bënë kundërshtarët tanë. Një pjesë e politikës shqiptare që derdhin sot lot luftë, në debatet e studiove televizive do të shikoni se hasshim Thaçi është sharë gjithmonë dhe e kundërta ka ndodhur për Vuçiç. Ne jem i vetmi komb i ndarë në Evropë, ne kemi vetëm Shqipërinë dhe pjesa tjetër është e ndarë Vuçiç është ai që duket më në uniformë, ne e shamë Thaçin dhe Veselin dhe askush nuk mori një qëndrim për të parë përgjegjësinë e institucioneve në serbi për gjenocidin e bërë në Kosovë.

Jemi në një situatë të keqe dhe uroj mos të bëhemi pre e fjalorit banal. Ne duhet të dalim me një qëndrim se është e papranishme që të na akuzohet presidenti, dhe nga ana tjetër kemi Vuçiç të implikuar në krime lufte me uniformë që ta dërgojë përpara procesin. Shanset për vijim të dialogut janë zero, mund të kemi ndonjë imitim. Unë nuk mendoj se në Kosovë mendoj se ka një figurë të fuqishme që në këto kushte të marrë përsipër një situatë  të tillë dhe të firmosë një dokument”, ka theksuar ndër të tjera Thaçi.

Mes të tjerash, Menduh Thaçi është ndalur edhe tek fjalimi me tone të ashpra i kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Kuvend. Sipas tij është e kuptueshme, pasi në këtë rast edhe kundërshtarët E Thaçit dhe Veselit janë ndjerë keq.

“Unë nuk e di, por jemi ndjerë të gjithë keq. Unë e di se sot ndjehem shumë keq edhe kudërshtarët e Hashimit dhe Kadriut. Nuk mund as Edi Rama dhe as qeveria e Shqipërisë që ta kalojë lehtë këtë. Kjo është goditje e drejtpërdrejtë e aktualitetit politik. Thaçi është president dhe kryenegaciator dhe ishte shumë pranë mbylljes së procesit. Kam mirëkuptim të plotë. Ishte papritur edhe për kryeministër shqiptar, na ka shokuar të gjithëve”, tha ai.

I pyetur nga Juli Xhokaxhi nëse don të japë dorëheqjen presidenti Thaçi, kreu i PDSH tha se nuk e beson një gjë të tillë.

“Nuk mendoj se duhet të  japë dorëheqjen. Megjithatë ai ka përvojën madhe politike dhe vendos vetë. Kjo situatë duhet të sqarohet politikisht. Është e qartë që pas kësaj ka politikë 24 orë pasi të niset për Washington, vjen aktakuza dhe parandalon udhëtimin. Kjo është politikë dhe duhet ta menaxhojmë të gjithë së bashku”, tha ai, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që lidershipi shqiptar të mblidhet në një takim institucional.

“Po mendoj se ka ardhur koha që të ketë takime institucional të liderishipit shqiptar që muna ta organizojë Shqipëria. Kjo nuk ka nevojë të bëhet për marketing dhe të flitet se cilat se janë informacionet ë ka qeveris shqiptare se padiskutim që është më e informuara. Kjo nëse do të fillojë si nismë, preferenca ime është që të institucionalizohet”, shtoi ai. /abcnews.al

Etiketat e lidhura

Menduh Thaçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 12 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 25 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 42 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 43 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.