Mëngjes i tmerrshëm në Prishtinë, ajri është gati helmues

Mëngjesi i sotëm në kryeqytetin e Kosovës ka shënuar shkallën 157 të ndotjes së ajrit, që është treguar se prishtinasit po marrin ajër të pashëndetshëm.

Sipas matjes nga Ambasada Amerikane, Prishtina radhitet ndër qytetet më të ndotura për këtë mëngjes.

Kjo matje ku ajri është i pashëndetshëm me shkallë 157, është bërë në orën 06:00 të mëngjesit.

Sidoqoftë, Prishtina po përballet qe shumë kohë me problemin e njëjtë, mirëpo dy vitet e fundit ndotja ka marrë përmasa shqetësuese, sidomos pasi ajri matej çdo ditë.

Sipas raportimeve të deritashme, vlera të tilla të ajrit janë aq të larta sa nuk preferohet të dalin jashtë personat që vuajnë nga sëmundje kronike-respiratore.

Ndryshe, kryeqyteti i Kosovës dy vitet e fundit është radhitur shpesh si qyteti më i ndotur, duke kaluar Pekinin si dhe Delhin, që janë zakonisht qytetet më të ndotura.

SHKARKO APP