Ministri i jashtëm serb: ‘Shqipëria e Madhe’ po na vjen deri në Nish, SHBA-BE të reagojnë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur se BE-ja dhe SHBA-ja, si dhe Britania e Madhe do të mbeten përgjegjëse për pasojat që do të vijnë në rast se nuk reagojnë ndaj deklaratave të fundit të politikanëve shqiptarë për bashkimin e trojeve shqiptare, të Shqipërisë, Kosovës dhe të tri komunave me shumicë shqiptare, në jugun e Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc.

Duke reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Bujanovcit, Jonuz Musliut se “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është i pakuptimtë pa bashkimin e Luginës së Preshevës, pa Medvegjën, Bujanocit e Preshevës”, ministri Punëve të Jashtme serbe, Daçiq deklaroi se ky është kërcënim ndaj paqes në Ballkan e Evropë, njofton gazeta serbe Beta.

“Deklaratat e koordinuara Rama, Thaçi dhe Musliu tregojnë se ‘Shqipëria e Madhe’ është synimi i gjithë shqiptarëve. Sot Musliu kërkon që Shqipëria të jetë deri në Nish, por nesër mund të kërkojë të jetë në Shkup, Ulqin apo Epir. Nëse BE, SHBA, Britania e Madhe nuk reagojnë kur Shqipëria të ketë arritur në Nish, atëherë ato do jenë përgjegjës për pasojat”- ka thënë Dacic.
Screenshot002

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?