Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Do ndërtohet spital vetëm për Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar ndërtimin e një spitali portativ vetëm për pacientët e infektuar me Covid-19.

“Krahas masave që do t’i marrim menjëherë, jemi duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19, pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera”, ka thënë Zemaj.

Ai tha po ashtu se nga e hëna do të fillojë licencimi i spitaleve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekluare. “Nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratoreve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri tutje ka thënë se pas rritjes së rasteve me Covid-19 do të fillojnë me ashpërsimin e zbatimit të masave. “Mbrëmë, unë vetë isha dëshmitar në terren, por gjithashtu kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar. Prandaj, nga sot në koordinim me Policinë, AVUK-in dhe Prokurorinë e Shtetit, konform legjislacionit, do të fillojmë me ashpërsimin e zbatimit të masave”, ka thënë Zemaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?