Ministri i Shëndetësisë së Kosovës jep dorëheqjen

Arben Vitia, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës ka dhënë dorëheqjen nga posti. Tashmë këtë vendim, Vitia e ka bërë të ditur në një konferencë për mediat ku para gazetarëve foli edhe për menaxhimin me pandeminë covid-19 dhe punën e bërë gjatë qeverisjes së tij në këtë dikaster.

Detyra e ministrit të shëndetësisë është në vetvete një detyrë me privilegj dhe përgjegjësi të lartë. Mua mu dha besimi nga kryeministri Kurti dhe pata privilegjin që t’i shërbejë me gjithë fuqinë që disponojë popullit që i përkas në një kohë të vështirë, të dhimbshme dhe me sakrifica. U jam mirënjohës për jetë për besimin e dhënë dhe mbështetjen e dhënë. Jo përvojë na ka transformua të gjithëve pa përjashtim. Por mbi të gjitha në aspektin njerëzor kjo ka qenë pasuria më e madhe që e kam përfituar si qenie njerëzore, mjek, si politikan, si qytetarë i atdheut tonë të përbashkët”, tha ai.

Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti ndaj të cilit do të jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe përkrahjen e parezervë”, tregoi Vitia, raporton Kosova Press.

Në vend të Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë, zëvendësministrja Dafina Gexha.

Unë po ia transferoj përgjegjësinë stafit të ministrisë dhe në nivelin politik, zëvendësministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha me bindjen e thellë se puna dhe angazhimi do të vazhdojnë në plotëni”, tregoi Vitia.

Ai tregoi që tani e tutje fokusin do ta ketë tek kryeqytetit meqë tashmë synon të jetë kryetar i komunës së Prishtinës.

Tani e tutje do të jem pjesë e një ekipi tjetër që ka në fokus kryeqytetin. Do të jem kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, sepse ne jemi në një moment kritik ku nga ne priten të merren vendime të guximshme të transformimit tona, në qytetet të shëndetshme e të jetueshme e me zhvillim të qëndrueshëm”, tha mes tjerash Vitia.

SHKARKO APP