FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç: Populli serb e do ushtrinë tonë në Kosovë!

Nga Serbia vjen edhe një deklaratë luftënxitëse. Ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç ka deklaruar pas takimeve të djeshme mes Kurtit dhe Vuçiç me liderët evropianë, se bisedimet ishin të vështira për palën serbe.

Ministri serb vlerësoi se 90% e qytetarëve do të donin të dëgjonin se Serbia refuzon gjithçka nga dialogu dhe të largohet prej tij përfundimisht.

“Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë, por ne duhet të dimë, duhet të kujtojmë, se jemi tërhequr nga Kosova në vitin 1999 në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?