Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mjetet në rrugët e Mitrovicës, FSK-ja qëndroi gabimisht në Veri

Kosova E enjte, 16 Tetor 2025 15:01
Mjetet në rrugët e Mitrovicës, FSK-ja qëndroi gabimisht në Veri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Forca e Sigurisë e Kosovës e konfirmoi të enjten se pjesëtarë të saj me disa automjete janë futur gabimisht në veri të vendit, pasi e kishin ngatërruar drejtimin e lëvizjes. FSK e cila duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë për të lëvizur në këtë pjesë të vendit – tha se incidenti ndodhi rreth orës 10:30 të së enjtes, gjatë lëvizjes së konvojit nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë.

Më herët, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëtarë të FSK-së “e humbën rrugën, navigacioni i GPS-së i çoi gabimisht në veri”. Sipas tij, ata u larguan nga veriu pasi Policia e Kosovës i kishte vërejtur dhe kishte biseduar me ta. Në rrjetet sociale u publikuan video ku shiheshin disa kamionë të FSK-së duke kaluar përgjatë një rruge në qytetin e Mitrovicë të Veriut – një nga katër komunat në veri që janë të banuara me shumicë serbe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Elshani tha për Radion Evropa e Lirë se sipas informacioneve të policisë, automjetet e FSK-së u parkuan në një pikë karburanti për “pesë deri në dhjetë minuta”. Më pas, të shoqëruar nga policia, FSK-ja u largua nga veriu përmes “rrugës më të shpejt”, duke kaluar pranë një stacioni të autobusëve në vendin e njohur si Shkëmbi i Dudës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Serbia: Kjo është shkelje e garancive të NATO-s

Për këtë ngjarjeje, Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, e cila i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë, duke thënë se bëhet fjalë për “shkelje të drejtpërdrejtë të garancive të forta të NATO-s”. Edhe pse Policia e Kosovës ka thënë se bëhet fjalë për një gabim, Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe pretendoi se autoritetet kosovare, të udhëhequra nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “kanë dërguar dy kamionë dhe katër automjete ushtarake, Humvee të FSK-së” në veri, një ditë pas vizitës në Kosovës të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila kërkoi uljen e tensioneve në vend.

Mund t'ju interesojë

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 9 orësh
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Shqetësime serioze për detyrimet ndërko...

Para 12 orësh
Kurti në Dublin me Rutte-n: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon

Kurti në Dublin me Rutte-n: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë ...

Para 13 orësh

Ndërkaq, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që e ka mbështetjen e Beogradit, tha se shkuarja e FSK-së në Mitrovicë të Veriut “ka shkaktuar shqetësim në mesin e popullit serb dhe ka rritur tensionet”. “Ky veprim përbën një provokim të rrezikshëm dhe të qëllimshëm, të drejtuar drejt destabilizimit të situatës në terren dhe shkaktimit të frikës e pasigurisë te populli serb”, u tha në njoftim. Lista Serbe i kërkoi KFOR-it një prani më të madhe në veri të Kosovës “për të parandaluar përpjekjet e reja për veprime të njëanshme dhe për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve”.

“Lista Serbe paralajmëron se veprime të tilla janë të papranueshme dhe mund të kenë pasoja serioze për stabilitetin e rajonit”, tha kjo parti. Prania e FSK-së në veri të vendit është e mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes me pyetjet nëse është në dijeni që FSK-ja ka qëndruar në veri dhe përse, dhe është duke pritur përgjigje. Përgjigje për këto pyetje, REL-i po pret edhe nga KFOR-i. Ndryshe, për herë të fundit, me pëlqimin e KFOR-it, FSK-ja ishte në veri më 29 korrik të këtij viti, në një operacion kur gjeti trupin e pajetë të një operacioni që kishte kërcyer nga ura në liqenin e Ujmanit. FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028./REL.

Etiketat e lidhura

FSKKosoveMitrovicëveri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.