FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mori makinën e shokut, 14-vjeçari pëson aksident tragjik në Kosovë

Ngjarje tragjike në Kosovë. Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë dhe dy bashkëmoshatarët e tij mbetën të plagosur pasi makina pësoi aksident. Gjithçka ndodhi sot rreth orës 16:30 të pasdites.

14-vjeçari mori makinën e të atit, thirri dy miqtë e tij dhe vendosën të bënin një shëtitje në rrugën Sallagrazhdë-Bacevc. Por kjo aventurë u ka kushtuar shtrenjtë.

Policia lokale njofton se mes fshatit Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka ndodhur një aksident trafiku ku një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?