FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moskonstituimi i Kuvendit, presidentja Osmani: Barrën e vonesave e paguajnë qytetarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet sot për vizitë shtetërore në Zvicër me ftesë të homologes së saj zvicerane, Karin Keller-Sutter. Në takim dy presidentet kanë diskutuar për marrëdhëniet ekonomike, marrëveshjen për tregtinë e lirë, çështje të emigracionit dhe projektet në fusha të rëndësishme në Kosovë.

Në një konferencë për media pas takimit, presidentja zvicerane ka deklaruar se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë Kosovën. Ajo përmendi edhe rolin e diasporës shqiptare në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve mike.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur falënderimin e saj për mbështetjen e shtetit zviceran në fazat e shtetndërtimit, si dhe përmes pjesëmarrjes në misionin paqeruajtës të NATO-s-KFOR. Ajo përmendi edhe rolin e diasporës shqiptare për thellimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Zvicër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur mbi gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Osmani ka përkujtuar se raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Parlamentit Evropian kanë dëshmuar se Serbia po kryen spastrim etnik. Osmani ka folur edhe rreth ngërçit politik të krijuar në Kosovë për shkak të moszgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit. “Si presidente jam e shqetësuar, sepse barrën e vonesave e paguajnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?