Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Muç Nano: Jemi me fat që negociatat shqiptaro-serbe u anuluan

Kosova E premte, 26 Qershor 2020 22:53
Muç Nano: Jemi me fat që negociatat shqiptaro-serbe u anuluan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në monologun e kësaj të premteje në “ABC News” gazetari Mustafa Nano ka komentuar aktakuzat e bëra nga Haga kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Për Nanon më mirë që ndodhi kështu pasi ky nuk është momenti më i mirë për të bërë negociata serbo-shqiptare e për ta finalizuar me marrëveshje.

Gazetari mendon se janë 2 arsye kryesore që tregojnë se ky nuk është momenti më i mirë, së pari sepse kauza kosovare është më e dobët se kurrë dhe së dyti sepse presidenti kosovar Hashim Thaçi, nuk ka autoritetin që ka përfaqësuesi i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 22 orësh
BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57

Monologu i plotë:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prokurori special ka ngritur një padi në ngarkim të Hashim Thaçit. Ky i fundit akuzohet për krime kundër njerëzimit e për krime lufte. Dhe kjo akuzë u bë publike para dy ditësh, tek sa Hashim Thaçi, në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës kishte marrë rrugën për në Ëashington, ku do të mbaheshin negociata serbo-shqiptare në Shtëpinë e Bardhë në prani të Grenellit, e ndoshta edhe të Pompeos apo të Trumpit, në varësi të rezultateve që do arriheshin.

Pse u zgjodh ky moment? U zgjodh nga amerikanët, ngaqë Trumpi është në fushatë presidenciale dhe i duhet një arritje e sukses diplomatik. Kaq e thjeshtë ka qenë puna dhe ai ka zgjedhur për të bërë bingo në një negociatë që mund ta zgjidhte kollaj. Shumë më kollaj se sa një negociatë me despotin koreano-verior. Por që iu sabotua që në vezë.

Kush ia sabotoi? Kjo nuk merret vesh hë për hë. Përkimi në kohë është nga ati që të frymëzojnë lexim konspirativ të gjësë, por neve na duhet të presim. 

Por duket se është më mirë që ndodhi kështu. Akuza që iu bë Thaçit e dëmton imazhin e shqiptarëve nëpër botë, por anulimi i negociatave në Ëashington ishte një lajm i mirë. Kam frikë se, për shqiptarët, ky nuk ka qenë momenti më i mirë për të bërë një negociatë serbo-shqiptare e për ta finalizuar atë me një marrëveshje. Përkundrazi, ka qenë momenti më i keq i mundshëm. Për dy arsye kryesore:

  1. Kauza kosovare sot është më e dobët se kurrë. Nuk ka më atraksionin që ka pasur më herët. Nuk ka më atë “sex appeal” që ka pasur. Nuk ka më mbështetje ndërkombëtare. Dhe kjo lidhet së pari me faktin që në krye të Shtëpisë së Bardhë është Trumpi, një nga njerëzit më pragmatikë që është futur ndonjëherë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, së dyti me faktin që klasa politike kosovare është veçuar si një nga më të dobëtat e të papërgjegjshmet në Ballkan, dhe së treti me faktin që në Kosovë janë shfaqur politikanë e parti që mendohen si anti-amerikane, të cilat janë edhe të fuqishme. Klasa politike kosovare është në pikën më të ulët të imazhit e reputacionit të vet.
  2. Përfaqësuesi i Kosovës, Hashim Thaçi, në negociata nuk ka autoritetin që ka përfaqësuesi i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili sot për sot është babai i kombit serb dhe si i tillë ka një mandat të fuqishëm, absolut, për të negociuar. Vuçiçi sapo ka dalë nga një palë zgjedhje, nga të cilat mori 2/3 e anëtarëve të parlamentit serb. Këtë pushtet nuk e ka pasur asnjëri para tij në Serbi gjatë 30 viteve të fundit. Por edhe pa këto zgjedhje ai ka qenë gjithsesi i fortë. Është një nga udhëheqësit më të fortë në Ballkan. Dhe së fundi, Vuçiçi ka prore një fuqi negociuese më të madhe sesa alter egoja kosovare, gjë që buron nga natyra e “kauzës serbe” në këtë moment. Serbët e quajnë të humbur Kosovën dhe në çdo negociatë serbo-shqiptare ata luajnë me qarin. Nuk kanë se ç’të humbin, pasi ç’kanë pasur për të humbur e kanë humbur. Kështu, do të ishin të lumtur po të fitonin sadopak, e në këtë rast meritat do t’i merrte Vuçiçi. Në të kundërt, shqiptarët e Kosovës e quajnë të fituar Kosovën dhe ata nuk kanë se ç’të fitojnë në një negociatë serbo-shqiptare. Veç në humbshin. Dhe sadopak që të humbin, e quajnë katastrofë. E në këtë rast fajin do ta kishte Thaçi, apo kushdo tjetër në vend të Thaçit.

Shpresa e vetme në këto negociata ka qenë që të zotët e shtëpisë, amerikanët, të bënin lojën e zakonshme pro shqiptare. Por edhe këtë nuk mund ta bënin më shumë sesa duhet, pasi do komprometonin statusin e të zotit të shtëpisë. Nga ana tjetër, Presidenti e ka emrin Donald Trump, e jo Bill Clinton apo George Bush. Trumpi nuk ka asnjë emocion lidhur me Kosovën. Kosova atij nuk i thotë asgjë.

Kështu që qëlloi shumë mirë që kjo negociatë u anulua. Duhet ta quajmë ende veten me fat. /abcnews.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.