Nata e 13-të e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë pas aktgjykimit të Speciales
Qytetarët të shumtë u mblodhën sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Është kjo nata e 13-të me radhë e kësaj proteste.
Protesta e sotme vjen pas miratimit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës të Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Deputetët thanë se e konsiderojnë “si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal”.
Ndërkohë, janë shtuar kërkesat që sa më parë të procedohen për votim në Kuvend ndryshimet dhe plotësimet e Projektligjit për Specialen.
Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë nga 16 shtatori, pas aktgjykimit në Hagë. /KosovaPress/

