Ndrenika me kritika: Sjellje poshtëruese e presidentëve ndaj trajnerëve, nuk duhen shkarkuar për një ndeshje

I ftuar në Ora Sport, gazetari Denion Ndrenika u shpreh me kritika ndaj mënyrës së organizimit dhe drejtimit të klubeve në Shqipëri.

Ai thotë se presidentët nuk duhet që të gjykojnë e më pas të shkarkojnë trajnerët vetëm se humbën një ndeshje. Sipas tij, kjo është një sjellje poshtëruese.

Ndrenika: Është një fatkeqësi që ne kemi një model të tillë të organizimit të shoqërisë jo vetëm të klubeve të futbollit. Është fatkeqësi që dalin presidentët e klubeve dhe flasin kur është trajneri që rri gjithë ditën duke punuar. Kjo është keqardhja ime pasi nuk ka lidhje nëse Partizani e ka marrë seriozisht ndeshjet e fundit. Një klub që nuk i lihet në dorë trajnerit nuk bëhet. Kjo sjellje poshtëruese e presidentëve të klubeve ndaj trajnerëve kur humbin një ndeshje është e papranueshme. Është mungesë respekti ndaj vetes e më pas ndaj tifozëve. Është shoqëri pa taban. Kush janë këta presidentë, shifi tabelat, kush i financon. Ka një kompani dhe duhet të hynë në sport. Duhet të kenë një prejardhje, duhet të dimë se ku i marrin lekët dhe ku i çojnë. Na dalin 10 presidentë dhe 10 drejtorë sporti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ai komentoi dhe fitoren e Tiranës ndaj Skënderbeut, ku u shpreh se ishte një rezultat i pritur dhe se askush nuk mund t’i ndalojë drejt titullit kampion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndrenika: Ky ishte një rezultat i pritur në Korçë. Kjo për t’i dhënë Tiranës një trofe me rastin e 100 vjetorit të saj por kjo nuk do të thotë që e shpalli federata kampion. Askush nuk mund t’i qëndronte përballë Tiranës, Skënderbeu u dënua. Ndërkohë Partizani u pa që në verë që ra. Ishte rruga thuajse e hapur që kryeqytetasit të ishin në rrugën drejt titullit kampion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?