Ndryshe nga Shqipëria, Kosova lehtëson masat kufizuese, hiqet ora policore dhe zonat e kuqe

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka lehtësuar masat kufizuese anti Covid. Kështu, në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që të hiqet ora policore.

Siç raporton gazeta Ekspres, ora policore është hequr nga zonat e kuqe.

Po ashtu, operatorët ekonomike do të punojnë deri në orën 22:00, ndërsa studentët do t’i kthehen auditorëve në Fakultet, duke u hequr kështu opsioni oline.

“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomik punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjeratave në fakultet, hiqet opsioni online”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.

SHKARKO APP