Ndryshimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar
Zëdhënësi i Dhomave të Speclializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka folur për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.
Doyle ka thënë se Specialja nuk është konsultuar sa i përket ndryshimeve dhe ka thënë se si Gjykatë do të jenë të fokusuar për përmbushjen e detyrimeve të mandatit që kanë marrë, për procese të rregullta gjyqësore.
”Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk janë konsultuar. Për momentin nuk kemi ndonjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, ka deklaruar Doyle në një përgjigje për T7.

