Në SHBA nisen Presidenti Meta, Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj
Javën që vjen fillon sesioni i OKB në Nju Jork (SHBA). Ilir Meta është nisur për të marrë pjesë si kryetar i shtetit shqiptar, në një avion tjetër udhëton edhe ministri jashtëm Ditmir Bushati. Po nga Prishtina janë nisur edhe Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj. Ky i fundit ka postuar edhe një mesazh. Ai përmes një postimi një “Facebook”, ka bërë të qartë se tema kryesore e takimeve bilaterale në New York do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës.
Haradinajt do të zhvillojë takime bilaterale me homolog e me delegacione ndërkombëtare ku do të kërkojë edhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
Në SHBA do të jetë edhe Presidenti i Kosovës, Thaçi i cili shkon për të vazhduar planin e tij për ndryshimin e kufijve, sipas pazarit me Vuçiç. Në OKB do jetë edhe presidenti serb Vuçiç. Delegacioni shqiptar është serioz, pasi presidenti dhe kryeministri kanë rakorduar punët që do jetë Numri Një i shtetit në OKB, Ilir Meta, kurse nga Kosova kanë shkuar të dy, sejcili me agjendë ndryshe. Thaçi për ndarje kufijve, kurse Haradinaj për të folur për mos ndryshim të kufijve, por për të bindur shtete të tjera që ta njohin Kosovën shtet të pavarur.
Presidenti shqiptar Ilir Meta ka qenë i qartë; në ruajtjen e kufijve dhe për njohje të reja.
Njoftimi i tij i plotë i kryeministrit kosovar:
Javën që vjen do të qëndroj për vizitë zyrtare në ShBA, ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. Në New York do të zhvilloj takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimi i arritjeve të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën. Krahas kësaj, për ta forcuar partneritetin me ShBA-të do të zhvilloj takime bilaterale me senatorë, kongresist, dhe personalitete me influencë në Washington.
Rruga euro-atlantike e vendit është e pakthyeshme!