FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, reagon Thaçi: Një tjetër moment historik

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet, ka reaguar presidenti Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi shkruan:

“Një tjetër moment historik! Së pari, marrëveshja për trafikun ajror dhe sot kemi nënshkruar marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit Donald Trump për udhëheqjen tuaj, dhe Richard Grenell për vendosmërinë. Një hap i shkëlqyeshëm drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje midis dy vendeve.”

Swiss Digital Desktop Reklama


Nënshkrimi i kontratës në fjalë u bë nën prezencën e ambasadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?