Netanyahu: Kosova, shteti i parë mysliman që hapë ambasadë në Jeruzalem

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, përveç pikave i dha mundësinë e njohjes nga Izraeli të shtetit të Kosovës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka folur pas marrëveshjes për njohje reciproke mes shtetit të tij dhe Kosovës.

Netanyahu e ka bërë publike këtë deklaratë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kosova do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hapë ambasadë në Jerusalem”.

”Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe i njohjes së Izraelit po zgjerohet, dhe shtete të tjera pritet t’i bashkohen atij”. Njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë pasditen e kësaj të premteje.

SHKARKO APP