Netflix njeh Kosovën si shtet, Vuçiç “bën humoristin’: Shikoni filma, çfarë iu duhet OKB dhe Interpol

Platforma e filmave Netflix ka futur Kosovën në listën e shteteve, pas një peticioni të nisur në Kosovë. Ky vendim nuk ka kaluar pa vëmendjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili nuk e ka kursyer ironinë.

“Sot gjatë gjithë ditës po festoni që Netflixi iu ka futur në listën e shteteve. Netflixi iu futi në listë, për çfarë ju duhen Kombet e Bashkuara, Interpoli. Shikoni filma, godisni topin, gjithçka është në rregull”, shprehet ai.

Po ashtu presidenti serb i është kundërpërgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me deklaratën e saj se çdo ide që sjell destabilizim burimin e ka në Beograd. Vuçiç deklaron se askush në Kosovë nuk duhet të ëndërrojë se Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Osmani po ashtu kritikoi këtë dokument ku parashihej se si do të vihej te marrëveshja Kosovë – Serbi, duke thënë se idetë destabilizuese gjithnjë vijnë nga Serbia.

“Kjo paraqitje e ‘non-paperit’ tregon se presioni mbi Serbinë do të jetë gjithnjë e më i madh kur po i afrohemi presioneve finale për arritjen e një marrëveshjeje ose shpalljen e një fajtori”, ka thënë Vuçiç.

SHKARKO APP