”Ngec” lobimi për njohjen e Kosovës, Parlamenti i Spanjës se mbështet iniciativën e disa partive nga rajoni katalanas
Nisma e disa partive nga rajoni katalanas për njohjen e Kosovës, nuk është pranuar nga Parlamenti i Spanjës. Nisma u refuzua me shumicë dërrmuese me 293 vota, 25 pro dhe 27 abstenime. Propozimi u soll në foltore nga “Junts”, një parti separatiste katalanase. Deputeti i Junts Eduard Pujol tha dy ditë më parë se Kosova është një “shtet i së drejtës” dhe se vendimi i saj për të shpallur pavarësinë u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.