Ngjarje e rëndë në Kosovë/ Mësuesi vret me armë zjarri 40 vjeçarin, i ngacmonte të bijën

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditës e sotme në qytetin e Pejës në Kosovë.

Beqir Kastrati, 40 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa po pinte kafe në një lokal në rrugën ‘Gjon Gazulli’, të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 15.35.

Kastrati thuhet se është ekzekutuar nga shtetasi Xhevdet Januzi me profesion mësues.

Ky i fundit është afruar në lokalin ku ishte ulur Kastrati dhe e ka qëlluar atë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.

Përsa u përket shkaqeve të vrasjes, mësohet se autori dhe viktima kishin konflikte prej kohësh.

Kastrati kishte debatuar edhe më herët me Januzin, pasi e akuzonte atë se i ngacmonte të bijën.

Sot paradite të dy ishin takuar për t’u sqaruar, por siç duket debati nuk ka përfunduar pozitivsht.

Pas debatit verbal, Januzi ka shkuar në shtëpi ka marrë armën dhe është kthyer në lokal duke e qëlluar Kastratin dhe duke e lënë të vdekur.

Për momentin Januzi është shpallur në kërkim.

SHKARKO APP