Ngjela: Destabilitetin në Kosovë e duan Moska dhe Beogradi, Rama i trembet çiftit Kurti-Osmani
Avokati Spartak Ngjela shprehet se Thaçi dhe Pacolli mund të drejtojnë botën shqiptare në këto kohë, me gjithë këta armiq që ka bota shqiptare.
Në një intervistë për Ora News, ai tha se destabilitetin në Kosovë e duan Moska dhe Beogradi.
Ngjela shtoi se Ramën e ka trembur çifti Osmani-Kurti, pasi Rama nuk ka verb, ndërsa ata flasin me koncepte dhe janë më të kompostuar politikisht.
Ngjela: Thaci vjen në Tiranë i fshehur, pastaj vjen këtu me avion Pacolli. Flasin vetëm për një votë. Pacolli bën 61 vjeç, por nuk lejonin karantina. Është futur në shtëpi. Këta janë njerëz të ardhur nga asgjë dhe nuk mund të drejtojnë botën shqiptare në këto kohë, me gjithë këta armiq që ka bota shqiptare.
Do të shihni se më Pacollin do të ketë një skandal të madh. Nuk e di çfarë do të ndodhi, por e shoh se si sillen. Çdo të behet tani, lind problemi se çfarë do të bëjë Gjykata Kushtetuese. Nuk e di nëse ka personalitet ajo Gjykatë. Në këto momente ka një barrë të madhe se duhet të ruaj ekuilibrat e shtetit të vetë.
Nëse ka shkelje kushtetute, ajo shpëton përplasjes shoqërore, pasi VV është lëvizje e majtë. Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëjë kjo lëvizje, por do të krijojë destabilitet dhe destabilitetin e duan Moska dhe Beogradi.
Ramën e ka trembur çifti Osmani-Kurti, pasi Rama nuk ka verb, ndërsa ata flasin me koncepte dhe janë më të kompostuar politikisht. Kanë më shumë potencë në funksion të ndershmërisë. Të dy këta kanë trembur gjithë korrupsionin në botën shqiptare, pasi do të krijohen aksese edhe në Shqipëri, nëse atje do të ketë sukses.