Ngjela: LDK do t’ja japë votëbesimin Albin Kurtit, edhe nëse nuk hyn në qeveri

Kosova prej tre muajsh ka një fitues zgjedhjesh por nuk ka një qeveri të dalë nga zgjedhjet.

Presidenti Hashim Thaçi i dha sot edhe 48 orë afat kreut të Vetëvendiosjes Albin Kurtin për emrin e kryeministrit, ndërsa VV nuk ka ende marrëveshje me LDK e Mustafës.

Por a do të ndodhë brenda dy ditësh ajo që po pritet prej tre muajsh nga Albin Kurti?

Spartak Ngjela: Nuk po e presim nga Albin Kurti, por nga LDK. Kurtit i duhet kohë por derisa ka hyrë politika amerikane është mbyllur. Ambasadori amerikan dhe gjermanë kanë thirrur Mustafën. Do t’ja japin votën në parlament qeverisë Kurti, mbase nuk do të marrin pjesë në qeveri.

I ftuar në Rtv Ora, avokati Spartak Ngjela thoptë se Kosova ëhstë nën drejtimin e politikës amerikane.

Spartak Ngjela: Derisa politika amerikane e pranoi Kurtin nuk ka më ndonjë rrezik për mosformimin e qeverisë.

Albin Kurti ka një ultimatum 48 orë nga presidenti Thaçi dhe Ngjela thotë se LDK do ta votëbesojë Kurtin.

Spartak Ngjela: duhet të nxjerrë partia e parë një kryeministër, një emër, ai 15 ditë duhet të zgjedhë qeverinë. Në rast se nuk e zgjedh. Vjen partia e dytë e më radhë. Nëse nuk ndodh bëhen zgjedhje të reja.Do t’ja javë votëbesimin LDK Kurtit.Pastaj do të shohim sesi do të ecë.

Hetimet për tërmetin, Ngjela: Ndërtuesit akuzohen për vrasje, nuk di do dënohen apo jo

/Ora News

SHKARKO APP