Nis gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Dëshmitari i parë ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin

Ka nisur në Hagë procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku mbrojtja po prezanton dëshmitarët e saj.

Dëshmitari i parë që do të dëgjohet është James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë luftës.

Rubin thotë se në vitin 1991-1992 ai dhe Madeline Albright kishin mendime të ngjashme, për të depërshkallëzuar tensionet në Ballkan, rrjedhimisht edhe në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne nuk i njihnim mirë shqiptarët e Kosovës. Njihnim disa prej tyre Nuk kishim takuar asnjë udhëheqës të UÇK. Pjesëtarë të tjerë, kishin takuar ne jo. Ishte diçka shumë e vogël në mendjen tonë. Kur dëgjuam se udhëheqësi i delegacionit ishte nga UCK, por përpiqej të arrinte paqen në Rambuje për të ndaluar luftën. Përkundër zotit Rugova që luftonte për paqen në mënyrë paqësore, Thaci ishte identifikuar me UCK”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetje: Si keni ndërvepruar me zotin Thaçi për zhvillimin në Rambuje?

“Ai më njohu menjëherë dhe kjo më kujtohet. Unë nuk e njihja, askush nuk e njihte në qeverinë e SHBA. Ne donim të dinim më shumë dhe donim të ishim në favor të marrëveshjes së paqes. Gjatë 2 javëve u përpoqa të rri me të, të kaloj kohë me të. Përpiqesha ta njihja atë. Në nivel diplomatik kishim përkthyes”, shtoi Rubin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?