Nis protesta kundër Gjykatës Speciale, mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova bashkohen në Prishtinë

Mijëra qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës janë mbledhur në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta mbahet në sheshin “Skënderbeu”.

Në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me veprimet e Gjykatës Speciale, protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe solidariteti.

Për të lehtësuar pjesëmarrjen, disa komuna kanë siguruar edhe transport falas për qytetarët. Një pjesë e protestuesve tashmë kanë arritur në kryeqytet, ndërsa të tjerë vazhdojnë të vijnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?