Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet propozimi i Albulena Haxhiut si kryeparlamentare
Ka nisur seanca konstituive e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës. Albin Kurti pritet të jetë i propozuari nga Vetëvendosja për kryeministër, ndërsa Albulena Haxhiu për kryetare të Parlamentit.
Po sot pritet të formohet një komision i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhe të kryhet betimi i ligjvënësve. Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka bërë të ditur se në seancën e parë të punës së Kuvendit të Kosovës do të kërkojnë që të miratohet edhe një rezolutë për procesin në Gjykatë Speciale.
Rezoluta u prezantua pak para seancës konstituive të Kuvendit dhe gjatë ditës kur në Hagë u dha fjala e mbrojtjes së Hashim Thaçit, që po akuzohet për krime lufte.
KOHA JONË SONDAZH

