Nis seanca në Kuvend për Presidentin, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme plenare për zgjedhjen e presidentit, por opozita ka refuzuar pjesëmarrjen. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar para mediave se kjo parti nuk do të marrë pjesë, pasi seanca është ”shfaqje propagandë e Vetëvendosjes”.

Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se kjo “çështje është e mbyllur”, ndërsa ftesa e pjesëmarrjes “veprim jo serioz”.

Besnik Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, thotë se seanca është vazhdim i “spektaklit publik, që fatkeqësisht po e çon vendin në zgjedhje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zgjedhja e presidentit të ri ka afat deri nesër ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?