Nishani: Rama pjesë e lobimit për ndarjen e Kosovës. Tradhtia sa do ta fshehësh do të dalë mbi ujë

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas dokumenteve të publikuar në Kosovë, ku dëshmohet se qeveria e Hashim Thaçit ka lobuar për shpërndarjen e territoreve. Nishani shprehet se pjesë e këtij projekti është dhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Facebook, ish-Presidenti deklaron se dhe vizita sekrete e Edi Ramës në Paris gjatë pandemisë ka lidhje me lobimin për ndarjen e Kosovës.

“Pas publikimit të BIRN dhe medias së pavarur në Kosovë, ku denoncohet lobimi në Francë, për të copëtuar Kosovën, besoj se është e qartë arsyeja e turravrapit të gangsterrit të Shqipërisë me çarter privat në Paris ! Tradhtia nuk duhet bërë, paskëtaj edhe “sikur të fluturosh”, nuk e mbulon dot! Tradhtia nuk fshihet, sado të përpiqet tradhtari, ajo gjithmonë del mbi ujë, se është tapë e kalbur! Të Ringremë Shqipërinë”,- shprehet ish-Presidenti Bujar Nishani.

https://arkiva.kohajone.com/skandali-i-lobimit-per-ndarjen-e-kosoves-bushati-qeverite-ne-prishtine-kane-paguar-per-tezat-e-sebise/

SHKARKO APP