FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një Sheik dhe një 100-vjeçare mes votuesve në Kosovë

100-vjeçarja Begishe Sylejmani ka votuar në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan, shkollën “Thimi Mitko”, ku kërkoi punësim të të rinjve.

“I bona 100 vjet edhe prita të votojë. Dola me u bo më mirë inshallah, inshallah bëhet më mirë. Më mirë të bëhet diçka, edhe për të rinjtë më mirë”, tha ajo.

Xhavit Ahmeti, banor i fshatit Bresanë i njohur si “Sheiku i Opojës” ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar. Ai u bë viral në rrjet nga një storie televizive. Ahmeti u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi në fshatin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I përshëndes shumë qytetarët qe më duan, uroj të gjitha opojalitë të votojnë. E përshëndes gjithë Opojën e gjithë Kosovën”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?