“Nuk është një zgjedhje personale”, PE i reagon Thaçit pas deklaratave për Lajçak
Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, i ka reaguar përsëri Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kësaj radhe për deklaratat e djeshme ndaj Mirosllav Lajçak.
Presidenti Thaçi dje tha se nuk ka vullnet që të marrë pjesë në proceset negociuese që udhëhiqen nga Mirosllav Lajçak, ndërsa sot Viola Cramon thotë se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, njofton Klan Kosova.
”Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, ka shkruar ajo.