FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk ka qetësi në veri të Kosovës, ndodhin dy shpërthime

Mbrëmë pas mesnatës kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Kosovës, megjithatë nuk është raportuar për të lënduar.

Zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani i ka thënë KosovaPress-it, se njëri nga shpërthimet ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut një tjetër në rrethinë të Zveçanit.

“Mund të jenë shok bomba ose fishekzjarrë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elshani shtoi se megjithatë, situata në Mitrovicën e Veriut dhe në komunat e tjera në veri ka qenë e qetë gjatë natës dhe se vazhdon të jetë edhe sot e tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tensionet në veri nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, Policisë dhe gazetarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?