“Nuk votoj kundër Speciales, kam qejf të përballem me raportin e Dick Martyt”

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti nuk nënshkroi iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Në një intervistë për ‘Rubikon’ të KTV-së Haliti e ka quajtur lojë “ping pong-u” këtë situatë të krijuar.

“Çdo çështje që trajton Kuvendi, është në dorë të deputetëve dhe ata po luajnë nga njëherë ping-pong pa nevojë”, ka thënë Haliti. “Të tre liderët institucionalë besoj se janë të përgjegjshëm dhe do të veprojnë në përputhje me interesat e vendit dhe jo për të krijuar një situatë që nuk do të na bënte mirë neve asnjërit”, shtoi tutje ai.

Haliti u shpreh i sigurt se do të votojë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale. “Unë as nuk do ta votoj e as nuk do ta nënshkruaj. Do të votoj kundër shfuqizimit sepse jam protagonist i raportit të Dick Martyt dhe kam shumë qejf që të përballem në Gjykatë me këtë raport”, ka thënë Haliti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?