Nurellari: Nuk besoj që Kurti do fitojë më shumë vota se Rugova në kulmin e vet, por…

Analisti Ardi Nurellari, i ftuar në “News 24”, duke folur për zgjedhjet në Kosovë, deklaroi se ka rritje të numrit të votuesve nga diaspora.

Nurellari theksoi se pritet që të shikohet vota në fund se cila parti do të fitojë. Ai shtoi se nuk beson se Albin Kurti ka fituar më shumë vota se Ibrahim Rugova kur ishte në kulmin e vet.

“Në të gjithë Europën ka pasur përmbysje nga partitë politike populiste. Edhe në Greqi, edhe në Itali, edhe në Spanjë, edhe në Francë partia e Makron bëri histori. Nëse është ajo valë e populizmit mund të ndodhë, por e shoh shumë të vështirë të bëhet. VV është parti që ka ekzituar edhe më herët. të rinjtë që janë pak votojnë si familjarët. Ka rritje të numrit të votuesve nga diaspora. Nuk shoh Albinin që të fitojë vota sa Rugova në kohën e vet”, tha Nurellari.

Ardi Nurellari nënvizoi se Vetëvendosje ka njohur rritje të elektoratit në vitet e fundit.

“Në Kosovë del rezultati del më shpejt se në Shqipëri. Lista ka qenë 1.7 milionë, sepse janë pastruar emrat e njerëzve që kanë vdekur. Nëse flasim për mbështetjen e PDK-së, në Drenas apo në Skënderaj ka më pak votues. Në zona besnike të Lëvizjes Vetëvendosje, ka rritje të numrit të votuesve. Vetëvendosje ka njohur rritje të madhe të elektoratit. Sjelljet anti-SHBA e anti-BE të VV janë përqafuar edhe nga parti të tjera, jo vetëm për Vetëvendosjen”, u shpreh Nurellari.

SHKARKO APP