Ofensiva serbe kundër UÇK-së, gazetat godasin me tituj të ‘frikshëm’

Serbia ka nisur ofensivën e saj kundër udhëheqësve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare ndërkohë që Thaçi, Krasniqi dhe drejtues të tjerë janë tashmë në Hagë.

Titujt dhe shkrimet e bëra nga mediat serbe janë hedhur në një sulm të paprecedent ndaj shqiptarëve. Qëllimi është bërja e besueshme e akuzave për krime kundër pakicës serbe në Kosovë, ndërkohë që viktima në fakt ishin shqiptarët, e masakruar, larguar nga shtëpitë dhe përdhunuar në masë.

Kështu për shembull, “Kurir” është hapur sot me një titull të rëndë duke i quajtur Thaçin dhe Krasniqin “Monstra” ndërsa një ish-ushtarak serb jep dëshminë e tij për gazetën.

Sipas tij, UÇK ka kryer krime të tmerrshme ndaj serbve duke rrëmbyer dhe vrarë njerëz.

“Ata kryen krime masive në Kosovë, kryesisht në drejtim të spastrimit etnik, ata pastruan dhjetëra vendbanime të serbëve. Për shembull, vetëm nga Liqeni i Radonjickos afër Gjakovës, viktimat u zbuluan në liqen, ata u hodhën dhe u lidhën me tela dhe zinxhirë, ata u gjetën të zhytur në gropa septike … Ata ishin shumë mizorë me njerëzit. Gjithashtu, në një pjesë malore në fshatin Klecka, zbuluam një krematorium me 21 viktima serbe.Kemi gjetur njerëz të djegur në Gjakovë madje kanë përdhunuar edhe një vajzë 9 vjeçare në sytë e nënës”, shprehet ish-Gjenerali Vladimir Lazarevic, i cili gjatë luftës ka drejtuar Korpusin e Prishtinës.

Deri më tani, mijëra familjeve shqiptare në Kosovë i mungojnë mijëra prindër dhe djem, të cilët ende nuk kanë një varr, ndërsa dyshohet se janë masakruar për ushtrisë serbe gjatë luftës duke u varrosur më pas në varre masive në territorin e Serbisë.

SHKARKO APP