Oficeri kosovar që ndaloi presidentin serb Vuçiç

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, pavarësisht urdhërit nga kryeministri Ramush Haradinaj, dje sërish mori rrugën në drejtim të Drenicës për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt. Ishte thjesht provokim ndaj të vrarëve nga serbër në Drenicë. Por aty Vuçic nuk mundi të kalojë. U ndalua dhe u kthye mbrapsht nga policia e Kosovës. Ndërkohë turmat e njerëzve ishin gati për përleshje me serbët dhe policinë serbe që shoqëronte presidentin Vuçiç.

Por Presidenti serb ecte dhe nuk donte t’ia dinte. Ka qenë zyrtari i policisë, Vllaznim Surdulli nga Gjilani, i cili u ballafaqua dje me presidentin serb duke i thënë se nuk mund të kalonte. Pavarësisht debatit që Vuçiç pati me oficerin e policisë, Surdullin, ky i fundit nuk lëshoi pe dhe zbatoi vendimin të cilin ia kishin dhënë eprorët e tij. I tha prerë: Nuk do të kaloni zoti Vuçiç!

Dhe presidenti serb u kthye!

Fotografia e oficerit Vllaznim Surdulli, u bë virale në internet duke u shpërndarë kështu më qindra herë.

 

SHKARKO APP