“Open Balkan”, qeveria e Kosovës: Ftesë qeverive të rajonit të përkushtohen në agjendën e BE

As ndryshimi i emrit në ”Open Balkan” nuk e ndryshoi qëndrimin e qeverisë së Kosovës, zëdhënësja e së cilës, Rozafa Kelmendi tha se kjo nismë është pa vizion për rajonin.

“Republika e Kosovës e ka propozuar avancimin e bashkëpunimeve rajonale nga CEFTA në SEFTA nga e cila do të përfitonin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Republikës së Kosovës u bën ftesë qeverive të rajonit që të mbetën të përkushtuara në agjendën e Bashkimit Evropian dhe në marrëdhënie trans-atlantike“, tha zëdhënësja Kelmendi.

Kosova është zotuar me marrëveshjen e arritur me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë se do të bëhet pjesë e projektit për lëvizjen e lirë në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?