Osmani: Kosova shembull pozitiv për avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, priti në një takim delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, të udhëhequr nga senatorja belge Anne Lambelin. Osmani ka njoftuar delegacionin mbi avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke theksuar se Kosova tashmë është shndërruar në shembull pozitiv në nivel global.

Presidentja u shpreh se pranimi i Kosovës me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) është hap thelbësor për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut si vlera të përbashkëta të vendeve frankofone.

“Përmes ngritjes së statusit të Kosovës në ONF, do të thellohet bashkëpunimi me shtete tjera anëtare në zhvillim të qëndrueshëm, promovimin e diversitetit kulturor e gjuhësor, arsim e hulumtime shkencore, si dhe në fusha tjera të interesit të ndërsjellë”, tha ajo.

SHKARKO APP