Osmani: Pjesë e programit qeverisës, zëvendësimi i taksës 100% me reciprocitet

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani pa mbledhjes së zhvilluar këtë të enjte me kryesinë e Kuvendit  është shprehur se  zëvendësimi i tarifës 100% ndaj produkteve serbe me reciprocitet të plotë, ka qenë pjesë e programit qeverisës.

Përmes një deklarate për mediat osmani ka theksuar ndër të tjera se koalicioni qeverisës, LDK-LVV, ka pajtueshmëri të plotë për këtë vendim.

“Tarifa të zëvendësohet me reciprocitet, këtë vendim nuk e merr Kuvendi por Qeveria. Ky është një vendim që është pjesë e programit qeverisës ndërmjet dy partive”, ka thënë ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është mbledhja e parë që po drejtohet nga kryepaelamentarja, Vjosa Osmani, derisa këtë mbledhje e bojkotoi Partia Demokratike e Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka katër komisione të përhershme siç janë ai për Buxhet e Financa, ai për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi si dhe Komisioni për Integrime Evropiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?