Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pa Asociacion nuk mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

Kosova E mërkurë, 15 Mars 2023 09:19
Pa Asociacion nuk mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

I ngarkuari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë 15 modele të ndryshme evropiane që mund të përdoren gjatë hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë e bëri të qartë se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, “nuk ka marrëveshje” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Këtë deklaratë, Lajçak e bëri në një intervistë për televizionin publik serb RTS, pas qëndrimit dy ditor në Beograd dhe takimeve që pati me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe strukturave politike atje. Sipas të ngarkuarit evropian, “qëllimi nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë, por të hapet dera evropiane për të dy vendet”.

Osmani: “Modele për të drejtat e pakicave”

Edhe diplomatë të shumtë perëndimorë përfshirë edhe ata të SHBA-ve, u kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të zbatojnë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. I ngarkuari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se tashmë u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë 15 modele të ndryshme evropiane që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të pakicave dhe që ato modele do të mund të përdoreshin gjatë hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Autoritet e Prishtinës thonë se janë duke i shqyrtuar ato modele, por, sipas Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, modelet të cilat janë prezantuar nga zoti Lajçak, nuk kanë të bëjnë me Asociacion por më shumë “janë modele për të drejtat e pakicave”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Secila prej tyre janë modele, të cilat disa japin më shumë të drejta, në disa modele ka më pak të drejta, sesa që tashmë Kosova u jep pakicave apo komuniteteve joshumicë. Ne i kemi analizuar të gjitha këto modele dhe natyrisht ka elemente që mund të merren prej secilës prej tyre, por unë do të thosha sërish që modeli më i mirë, shumë më i mirë se të gjitha ato pesëmbëdhjetë është modeli aktual që e ka Republika e Kosovës”, tha Presidentja Osmani.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kurti: Plani i zbatimit duhet të negociohet në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga ana e tij, vazhdon të mos i jap shumë rëndësi Asociacionit, i cili thotë se është një ndër pikat e fundit të propozimit evropian, por, ai dëshiron të fokusohet në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, dhe negocimin e planit  për zbatimin e saj. “Unë e kuptoj që Serbia shtyn shumë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, apo ‘zajednicës’, siç e kemi quajtur ndryshe, ajo është në nenin 10 njëra prej 33 marrëveshjeve. Natyrisht ne e dimë qëndrimin e Serbisë mirëpo, unë duhet që t’i referohem asaj për çfarë jemi marrë vesh dhe atë keni mundur që ta lexoni që të gjithë, ndërkaq, plani i zbatimit duhet të negociohet në Ohër, e mbase jo vetëm në Ohër”, tha kryeministri Kurti.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

21 Nëntor 2026, 09:11

Në takimin e fundit që u mbajt më 27 shkurt në Bruksel, nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrel, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar me përmbajtjen e dokumentit, apo siç quhet “Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve”. Propozimi që u bë publik nga Bashkimi Evropian, askund nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, në propozim neni 2, përmend që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin edhe zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq para dy ditësh e bëri të qartë qëndrimin e tij se “nuk do të ketë njohje as de facto dhe as de jure”, të pavarësisë së Kosovës. Vuçiq tha se ai  do të shkojë në Ohër për takim me Kurtin, por “nuk e ka të qartë se për çfarë të flitet atje”. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndërkaq, thotë se ajo nuk ka pritje të mëdha për përparim në procesin e dialogut për shkak të siç thotë “qasjes së Serbisë”. “Shpresa ime është që komuniteti ndërkombëtar do të fokusohet me një presion në raport me Serbinë në mënyrë që të bindet edhe Serbia që data 18 mars, pra takimi që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është një momentum jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e dialogut, në mënyrë që nëpërmjet kësaj marrëveshje së bashku me një plan zbatimi, të zgjidhen shumë çështje të cilat pastaj e hapin rrugën drejt njohjes reciproke”, tha Presidentja Osmani.

Von der Leyen kërkon të shfrytëzohet momenti

Autoritetet ndërkombëtare presin që në takimin e Ohrit që mbahet me 18 mars në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të arrihet ujdi për planin e zbatimit të propozimit evropian. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  e ka ftuar Kosovën dhe Serbinë, që ta shfrytëzojnë propozimin e Bashkimit Evropian për të normalizuar marrëdhëniet dhe në takimet e radhës, të japin kontribut për stabilitetin e rajonit, si dhe në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. “Kemi një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Mendoj se ai përbën një rast për të dyja palët që ta shfrytëzojnë momentumin, sepse normalizimi është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, tha  Ursula von der Leyen, në një takim me korrespodentët e agjencive evropiane të lajmeve. Ajo ka thënë se pret që palët të jenë konstruktive në takimin e radhës që mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

2 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

3 Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik
3 Nëntor 2019, 15:23

Për 30 sekonda smartfoni zbulon nivelin e stresit psiko-fizik

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 9 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.