Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pacolli thirrje Metës dhe Ramës: Mblidhni në tryezë faktorin shqiptar

Kosova E mërkurë, 24 Qershor 2020 18:49
Pacolli thirrje Metës dhe Ramës: Mblidhni në tryezë faktorin shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përmes një postimi në Facebook, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i bën thirrje presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe kryeministrit të vendit, Edi Ramës, që të mbledhin në një tryezë faktorin shqiptar.

“Shkurt: na duhet kjo tryezë panshqiptare: për të treguar fuqi, mençuri, projekte, dhe hequr dorë nga marria e sodit që përçojnë disa. Nëse nuk ndodh kjo tryezë, thjesht po dua t’ ju përkujtoj diçka: si kurrë ndonjëherë në këto 21 vjet nuk kemi qenë kaq të përçarë! Medet që sot kur kemi shtetin tonë, jemi dhe më të dobët para kësaj urgjence historike!“- shkruan Pacolli ndër të tjera.

Letra e plotë e Behgjet Pacollit

“Afro 10 vjet më parë, kur Këshilli i Europës diskutonte Raportin famëkeq të Dik Martit, unë i bëra thirrje publike, kryeministrit të Shqipërisë në atë kohë, zt. Sali Berisha dhe i thash:
Organizo një tryezë të faktorit politik shqiptar!
Ideja ime ishte se një fotografi e krerëve shqiptarë në një tryezë të përbashkët do të ishte mesazh i dobishëm për miqtë tanë perëndimorë ku ne do të reagojmë si një komb ndaj akuzave të padrejta! Na llogarisni si duhet!
Sot, pak ditë para se në Bruksel apo Washington të zhvillohen negociatat me Serbinë, po dua ta përsëris të njëjtën thirrje për krerët e shtetit shqiptar, Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama:
Thirrni shpejt në një tryezë të gjithë lidershipin shqiptar në Ballkan, duke filluar nga liderët e Kosovës, Presidentin Hashim Thaçin, Keyeministrin Avdullah Hotin, Kryetarin Mustafën, Albin Kurtin, ish Kryeministrin Haradinajn, Kryetarin Veseli etj e duke vijuar me Ali Ahmetin, dhe udhëheqës të tjerë të Luginës!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në themel të këtij propozimi tim sot dhe atëherë qëndron premisa themelore që është uniteti dhe harmonia e lidershipit shqiptar si një kartë gjeopolitike e fuqishme.
E mbani mend kur Presidentin Makron e pyetën për çeljen e negociatave për zgjerim të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë? Veç e veç apo ndarë? Ai ju përgjigj pak a shumë, dy shtetet bashkë. Unë nuk mund të hidhëroj shqiptarët që jetojnë të shpërndarë në 4 shtete të Ballkanit!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pse na duhet kjo tryezë?
Presidenti Aleksandër Vuçiç i forcuar prej rezultatit zgjedhor, me marrëdhënie shumë të fortë me Kinën, Turqinë, Bashkimin Europian, po kërkon te vizitojë Rusinë. Në fakt ai e priti Lavrovin pak ditë më parë, por dëshiron të bëjë një demonstrim force, apo përkatësie dhe pazari gjeopolitik para takimit të Uashingtonit.
Ne kosovarët? Sot para një ngjarje si kjo, gjendemi të përçarë dhe me inate mes veti në Kosovë;
pa kurrfarë përgatitje profesionale politike;
me qeveri të sulmuar;
me konflikt ndërinstitucional;
pa diskutime të brendshme për dialogun;
pa propozime ekonomike dhe politike zyrtare;
me platforma dialogu që ndërrohen; deri para pak javësh, besa dhe me marrëdhënie të ftohta me Shqipërinë.
Dhe pasi kritikuam europianët që zhagitën dialogun e Brukselit, tani po kritikojmë Presidentin Trump, që don ta zgjidhë shpejt çështjen e Kosovës.
Ku Shqipëria që s’është akter global- thoshte një paraardhësi im, ku Rusia?
Ne nuk mund t’ i kërkojmë SHBA-ve, që të na konsultojë publikisht. Ato luajnë sot rolin e negociatorit dhe ndërmjetësi nuk mund të tregojë anësi në favor të njerës palë. Ndryshe humb besueshmërinë.
As Francës që gjithashtu nëpërmjet Presidentit Makron do të organizojë një Samit në korrik.
Po ne mund të tregojmë unitetin tonë duke përcaktuar në këtë tryezë një gjuhë të përbashkët së jashtmi.
Një ndarje rolesh.
Një unitet politik të brendshme.
Një rol konstruktiv në rajon.
Nëpërmjet kësaj tryeze të përbashkët, ne do të heshtim narrativat përçarëse të ndokujt që don të fitojë kapital politik në kurriz të shoqishoqit duke bërë nacionalistin.
Ne dhe mund të ndajmë rolet, por vetëm sipas një skenari.
Ne mund dhe të formulojmë ndonjë propozim ekonomik, apo projekt infrastrukturor që fuqizon gjithë hapësirën shqiptare. A e dini se ka Inisiativë kineze, japoneze për Ballkanin dhe seicila prej tyre ka kuptim, nëse hapësira shqiptare konsiderohet si hapësirë unike, pra ku shfrytëzohen dhe portet e Shqipërisë, dhe industria jonë minerare? Kinezët duan ta mënjanojnë territorin tonë, por kjo nuk ndodh me amerikanët. Kjo është vetëm një ide, për të treguar se dhe ekonomikisht ne mund të funksionojmë si komb, mes veti, por dhe përballë të tjerëve. Deti Adriatik është dhe i kombit shqiptar dhe ai ka vlerë gjeopolitike.
E di që sipas qasjes egocentrike të disa-ve, kur flasim me serbët,këta të Shqipërisë nuk kanë ç’të na mësojnë, se nuk i njohin serbët, se ne i njohim më mirë, etj, etj, dhe të tjera dokrra si këto.
Ky është nga budallallëqet më të mëdha që kam dëgjuar.
Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama do duhet të kenë rol lehtësues dhe moderues. Jo paternalist. Asnjë lider shqiptar s’mund ta thërriste këtë tryezë.

Mund t'ju interesojë

Debati Surroi-Haxhiu thellohet: Nga historia e ‘Koha Ditore’ te refuzimi i shtetësisë shqiptare dhe ndryshimi i kohës

Debati Surroi-Haxhiu thellohet: Nga historia e ‘Koha Ditore’ te refuzimi i shtetësisë s...

Para 8 orësh
Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

14 Nëntor 2026, 16:59
Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03

Mirënjohje ndaj SHBA-ve
Dhe krejt për në fund, ne nga kjo tryezë duhet t’ i shprehim mirënjohjen SHBA-ve. T’i kërkojmë falje asaj që e kemi lodhur me narrativat tona paranoiake që vazhdojmë t’i thurrim ende në studiot tona mediatike. Shiko se ç’thonë disa paranojakë: SHBA-të që për ta përmbyllur shtetësinë tonë, e nxorën nga gjumi letargjik dialogun me Serbinë me letrat e Presidentit Trump në dhjetor 2018, po dashkan ta favorizojnë fqinjin tonë verior. SHBA-të sipas këtyre paranoiakëve po duan të favorizojnë dhe Rusinë, dhe po pranojnë se kanë bërë kot luftën çlirimtare në favorin tonë në 1999! A ka budallallëk dhe mosmirënjohje më të egër se kjo? A e kuptoni se po helmoni rininë me kësi konstruksionesh?
Shkurt: na duhet kjo tryezë panshqiptare: për të treguar fuqi, mençuri, projekte, dhe hequr dorë nga marria e sodit që përqojnë disa. Nëse nuk ndodh kjo tryezë, thjesht po dua t’ ju përkujtoj diçka: si kurrë ndonjëherë në këto 21 vjet nuk kemi qenë kaq të përçarë! Medet që sot kur kemi shtetin tonë, jemi dhe më të dobët para kësaj urgjence historike!”.

Lexoni edhe…

  • Tre ditë para takimit në SHBA, Haga ngre akuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
  • Presidenti Ilir Meta reagon për padinë ndaj Thaçit: Pafajësia e drejtuesve të UÇK dhe drejtësia e luftës është konfirmuar
  • Grenell, i dërguari i posacëm amerikan: Thaçi me njoftoi se anulloi ardhjen ne Uashington
  • Haradinaj: Besojmë në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë
  • Njoftimi zyrtar për padinë e Thaçit dhe Veselit: Akuzohen për 100 vrasje
  • Akuza për krime lufte. VOA: Thaçi është rrugës për në SHBA

Etiketat e lidhura

Behgjet Pacollidialoguedi ramahashim thaciilir metaKosovekrimeluftepadiaRichard Grenellserbishba
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 6 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 6 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 6 orësh

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 7 orësh

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 18 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 22 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 9 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 6 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.