FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Palmer: Kurti dhe Vuçiç mund të nënshkruajnë marrëveshje këtë vit

Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer mendon se është absolutisht e mundur që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti të nënshkruajnë një marrëveshje midis Prishtinës e Beogradit këtë vit.

“Mendojë se është absolutisht e mundur. Por kjo me të vërtetë varet nga ata dhe ajo që ne dëshirojmë është t’i inkurajojmë ata që të përfshihen. Si Vuçiç ashtu edhe Kurti kanë mbështetje të fortë politike, janë në pozicion që seriozisht të përfshihen në gjithë procesin, të identifikojnë çështje për të cilat mund të arrihet marrëveshje dhe të ndihmojnë që i gjithë procesi të shkojë përpara” është shprehur Palmer.

Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit gjithashu tha se ai mendon se Prishtina nuk është e gatshme të negociojë për kufijtë dhe territoret, por se sipas tij ka çështje shumë më produktive për bisedime në këtë moment.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtu janë për shembull personat e zhdukur, është një çështje rreth së cilës palët mund të arrijnë një marrëveshje” tha Palmer.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?