Palmer: SHBA dhe BE nuk janë rivalë, angazhohemi për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, dhe i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak thanë sot (1 korrik) se SHBA dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një video-konferencë për “Dialogët ballkanikë, organizuar nga Concordia, Instituti East West (EWI) dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Palmer tha se SHBA mbetet e angazhuar në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar, normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, raportuesja e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor, Viola von Cramon, tha se pret që një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi të realizohet në vjeshtën e këtij viti kur do të mbahet konferenca e Parisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dialogu Kosovë-Serbi u planifikua të riniste më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, por aktakuzat e ngritura ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Vesli për krime lufte, bëri që ky takim të anulohej.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?