FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parlamenti i Kosovës miraton në parim projektligjin për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin, i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale. Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht. Pas miratimit në parim të projektligjit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se projektligji për pagën minimale do t’i ndihmojë më shumë se 100 mijë punëtorë që paguhen nën 264 euro.

Ky projektligj është kundërshtuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për shkak të mospërfshirjes së tyre në rritjen e pagës minimale. Për këtë arsye, ata kanë organizuar edhe një protestë para Kuvendit të Kosovës, më 6 qershor. Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë protestës së veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës më 6 qershor 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?