Pas arrestimit të Gjuriç vjen “hakmarrja”, Lista Serbe del nga Qeveria e Kosovës

Lista Serbe do të largohet nga qeveria e Kosovës. Ky ka qenë vendimi që u mor sot në takimin mes përfaqësuesve të Listës Serbe dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, një ditë pas arrestimit të zyrtarit Marko Gjuriç në Mitrovicë.

Ky lajm u bë i ditur për mediat serbe nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç. Mësohet se Lista Serbe do të fillojë të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, në fillim të muajit të ardhshëm.

Vuçiç deklaroi mbrëmë se ai nuk do të vendoste rreth daljes së Lista Serbe nga Qeveria e Kosovës.
Vendimi i Listës Serbe për dalje nga qeveria vjen pas arrestimit të djeshëm të Marko Gjuriç, shef i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, pasi kishte hyrë pa leje në Kosovë.

vijon…

SHKARKO APP