Pas humbjes së thellë, Isa Mustafa jep dorëheqjen si kreu i LDK-së
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e parakohshme të së dielës, kryetari i LDK-së Isa Mustafa mësohet se ka dorëzuar dorëheqjen para anëtarëve të partisë pak minuta më parë. Mustafa ka bërë të ditur lajmin në fillim të mbledhjes së anëtarëve të kësaj partie.
Partia e Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK-ja nuk ka fituar në asnjë komunë, madje ka humbur në ato komuna që drejtonin anëtarët e partisë së tyre.
Deri më tani janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%. LVV-ja vazhdon të kryesoj. Aktualisht, LVV-ja numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. PDK-ja është në vendin e dytë dhe ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.