PDK paralajmëron padi për shpifje kundër deputetes së VV-së

Partia Demokratike e Kosovës do të ngrejë padi për shpifje kundër deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu. Ajo tha se dy zyrtarët e PDK-së Bernard Nikaj dhe Petrit Selimi kanë lobuar në Bruksel kundër heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se pretendimet e deputetes së pushtetit janë shpifje dhe propagandë për të mbuluar dështimet dhe izolimin ndërkombëtar të Kosovës. Çitaku tha se të deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu duke shpifur për këta zyrtarë ka tentuar të njollosë dhe denigrojë jo vetëm ata si individë, por Partinë Demokratike. Deputetja e VV-së Kryeziu, i është përgjigjur deklaratës së Çitakut, përmes një reagimi në Facebook.

“Dy zotërinjtë e PDK-së nuk kanë reaguar për lobimin e tyre që mos t’i hiqen masat Kosovës, por paska reaguar një lobuese tjetër nga PDK, Vlora Çitaku. Ajo që dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial sot kinse demanton atë të lobimit për mos heqje të masave për Kosovën. Konsistente në projektet e veta”, pohon Kryeziu në reagimin e saj në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?