FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Përdorimi i gjuhës shqipe”, akademitë e Shkencave Shqipëri – Kosovë ringrenë Këshillin Ndërakademik

Brenda 3 muajve pritet të rinis puna e Këshillit Ndërakademik për gjuhën shqipe mes gjuhëtarve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të zi dhe Maqedonisë së  Veriut.

Ringritja e këtij këshilli u bë me propozim të  kryetarit të  Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Mehmet Kraja. Në një intervistë për “ABC News” Kraja thotë se qëllimi kryesor është rregullimi shkencor e ligjor i përdorimit të shqipes në funksione publike e zyrtare.

Kryetarët e dy akademive, të Shqipërisë dhe Kosovës firmosën marrëveshjen e ringritjes së tij. Mehmet Kraja shpjegoi se Këshilli do të përbëhet nga 7 gjuhëtarë nga Shqipëria, 7 nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të rifunksionalizohet dhe do të plotësojë rregulloren e punës. Janë shtatë nga Kosova shtatë nga Shqipëra dhe një nga Maqedonia, të tjerat janë çështjet e gjuhëtarëve se kush do ta përfaqësojë”, tha Kraja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëllimi kryesor sipas studiuesit, Shaban Sinani është kujdesi për një rregullim shkencor e ligjor të përdorimit të shqipes në funksione publike e zyrtare.

“Zgjidhja e problemeve që kanë të bëjnë me funksionimin e shqipes si gjuhë zyrtare, duke konsideruar si trashëgimi të rëndësishme të gjithë dialektet e shqipes. Dialektet janë pasuri, bëhet fjalë për një rregullim të asaj pjese të gjuhës shqipe që shërbehet për folësit dhe përdoruesit e shqipes në publik”, theksoi Sinani.

Kraja thotë se me rëndësi është edhe botimi i vendimeve të marra që nga 2004 nga ky këshill, të cilat kanë mbetur të arkivuara.

“Jemi marrë vesh që ti botojmë ato vendime”, theksoi Kraja.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi tha se nuk do të mungojnë edhe botimet e përbashkëta në fushën e “Albanologjisë”, si dhe fjalori i gjuhës shqipe.

“Është angazhimi i të dy akademive për të drejtuar procesin sepse nuk jemi direkt hartuesit. Akademia jonë dhe ajo e Kosovës nuk ka institucione në varësinë e vet”, theksoi Gjinushi.

Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe sapo ka nisur plotësimin e anëtarëve të tij dhe më pas hartimin e rregullores.

“Kanë për detyrë të hartojnë një rregullore mbi bazën e së cilës do të veprojë Këshilli Akademik me të dyja palët e përfaqësuara”, tha ndër të tjera Sinani.

Mbledhja e parë e Këshillit Ndërakademik pritet të nisë brenda 3 muajve. Ndërsa organizimi i takimit të parë të albanologëve të hapësirës historike shqiptare dhe të qendrave dhe shkollave të studimit të botës shqiptare jashtë saj do të mbahet brenda 2020.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?