Përfundon protesta, Bosch: Ta quash UÇK-në kriminale është ofendim për vet NATO-n

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, që është njëri nga folësit në protestën për drejtësi qe po mbahet në Hagë kujtoi kohën kur kishte biseduar me ish-presidentin Hashim Thaçin për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ai më tej tha se ta quash UÇK-ë kriminale, është ofendim për vet NATO-n. Me fjalimin e tij ka përfunduar edhe protesta e sotme në Hagë.

“Kemi pasur kërkesa nga shtetet tona që të bëjmë presion dhe të kërkojmë krijimin e Gjykatës Speciale, edhe pse nuk më pëlqeu megjithatë e bëra punën time me kërkesën nga shteti im, më kujtohet kur shkova dhe e takova Thaçin, i thash s’ke pse të shqetësohesh, sepse nëse është një gjyq i drejt t’i do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave. Fatkeqësisht isha gabim sepse gjyqi nuk doli të ishte aq serioz sa kisha pritur të ishte”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi i KosovaPress po raporton nga qyteti holandez ku po mbahet kjo protestë, ku me mijëra shqiptarë janë bërë bashkë me parulla edhe në gjuhën angleze. Kjo protestë vjen një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Kosovapress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?