Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përgjatë 2019, Kosova nuk u anëtarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare

Kosova E shtunë, 4 Janar 2020 19:25
Përgjatë 2019, Kosova nuk u anëtarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dështimi ndër vite i Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare e ka përcjellë edhe në vitin 2019. Institucionet kosovare në momentet e fundit nuk patën guxim të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Interpolit. Krahas saj nuk aplikuan fare në UNESCO e Këshill të Evropës. Fajtorët për këtë konsiderohen lobimi diplomatik i dobët. Profesori universitar, Afrim Hoti thotë për KosovaPress, se institucionet në Kosovë çdo vit po i përsëritin gabimet e veta, duke dështuar për t’u anëtarësuar aty ku është dera e hapur. Për Hotin, mosaplikimi për anëtarësim në Interpol, paraqet shembullin tipik të dështimit të diplomacisë kosovare.

“Në këtë drejtim mendoj që Kosova nuk po bënë asgjë tjetër përveç që po i përsërit gabimet e veta. Në kuptimin e tërheqjes për të aplikuar për anëtarësim aty ku e kemi derën e hapur, ku procedurialisht dhe formalisht është e mundur. Në këtë drejtim mendoj që Interpoli paraqet shembullin tipik të dështimit të diplomacisë sonë. Për faktin se nën një Interpol është organizatë e karakterit teknik. Pra që bënë bashkë organet e sigurisë të secilit shtet dhe këtu mund të heqim aspektin politik. Kemi mundur të përdorim argumentin shumë të qëndrueshme se Kosova synon të jetë pjesë e Interpolit se ka për objektiv luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit. E dyta që mund të përdornim është se ne kemi të paktën në letër votat e nevojshme për të qenë pjesë e Interpolit nëse llogarisim në shtetet që e kanë njohur Kosovën”, thotë ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këtë dështim të Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare, Arton Demhasaj nga “Çohu”, e ndërlidhë me mosarritjen e një marrëveshje finale me Serbinë. Derisa ka fjalë pozitive mbi mosaplikimin e sivjetme në Interpol. “Kjo ka ndikim edhe tek mos guximi për me marrë iniciativa për t’u anëtarësuar në struktura të tilla siç është Interpoli, apo Këshilli i Evropës. Kur kemi pra një proces të dështuar për anëtarësim në UNESCO njëherë, pastaj në Interpol tash e shohim se është rritë gama e shteteve që e kanë vënë në diskutim çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Nëse në një moment të tillë ki tendenca për me u anëtarësu në Interpol ki me dështu. Një dështim i tillë i Kosovës në një proces të tillë do të ishte shumë më negativ se sa mos me provu hiç”, thotë Demhasaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi thotë për KosovaPress, se mo finalizimi i dialogut me Serbinë, po ndikon që Kosova të humbet dhe mos të anëtarësohet në organizata multilaterale. “Pasojat e para evidente kanë qenë me UNESCO jo vetëm tani, siç e dini edhe para tre vjetësh nuk kemi arritur të jemi pjesë e UNESCO. Edhe me Interpolin dhe të gjitha organizatat tjera. Me një fjalë sipas agjendës ndërkombëtare Kosova dhe Serbia duhet të përmbyllin këtë proces të konfliktit në mënyrë që Kosova të zhbllokohet sa i përket ndërkombëtarizimit. E ndërkombëtarizimi do të thotë eliminim i pengesave për t’u anëtarësuar në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Duke përfshirë momentin më të rëndësishëm në këtë kuadër anëtarësimin në OKB”, thotë ai.

Mund t'ju interesojë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

11 Nëntor 2026, 08:21
Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njohësit paralajmërojnë se besimi politik mbetet pengesa kryesore

Konsultimet për Ligjin e Speciales dhe rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: njoh...

10 Nëntor 2026, 21:33
REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evro...

10 Nëntor 2026, 20:00

KosovaPress ka pritur rreth dy javë për një prononcim të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme për t’u deklaruar mbi këtë çështje, por ata nuk kanë pasur vullnet për një gjë të tillë. Zyrtarët institucional në Kosovë vazhdimisht kanë premtuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por deri më tani secili pushtet ka dështuar të arrijë një gjë të tillë.

Etiketat e lidhura

kosovoorganizate nderkombetare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 38 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 39 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.