Përkeqësohet gjendja e ish kryeministrit Mustafa

Mediat kosovare raportojnë që gjendja shëndetësore e ish kryeministrit Isa Mustafa është përkeqësuar dhe se i njëjti pritet të shtrohet në infektivë.

Ish kryeministri Mustafa, njëherit edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ditën e premte nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ditëve të fundit shifrat me Covid-19 në Kosovë kanë qenë shqetësuese.

SHKARKO APP